Kronikë

Aksident në Shkodër-Velipojë/ Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 25-vjeçari (EMRI+VIDEO)

18 Mars, 11:53| Përditesimi: 18 Mars, 12:23

  • Share

Një aksident rrugor  me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:30 në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në Bërdicë.

Uniformat blu informojnë se një makinë e drejtuar nga një 61-vjeçar është përplasur me një motor që drejtohej nga një i ri 25-vjeç.

Viktima është identifikuar si Xhevahir Maksuti, ndërsa drejtuesi i mjetit është në spital.

Siç raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Ergys Kavaja automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin që është përplasur me motorin

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?