Kronikë
Top 24

Aksident në superstradën Lezhë-Laç/ Kamioni përplas biçikletën, humb jetën një 78-vjeçar (VIDEO)

31 Tetor 2018, 07:42| Përditesimi: 31 Tetor 2018, 09:09

  • Share

LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, ku një kamion ka përplasur një biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtuar kryqëzimi i Rriles, ku drejtuesi biçikletës ka mbetur i vdekur në vend. Viktima është Zef Mullishi, 78-vjeç, nga Rrila.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka ndaluar shoferin e kamionit, Xh.D., 50 vjeç, banues në Lushnjë ndërsa grupi hetimor ka filluar punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.  

Njoftimi i policisë:

Lezhë 
Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 07:30, në Rrilë, shtetasi Xh.D. , 50 vjeç, banues në Lushnjë ,duke drejtuar mjetin tip kamion, ka aksidentuarin shtetasin Z.M. 78 vjeç, banues në Rrilë, i cili po lëvizte me biçikletë. 

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Z.M., ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi Xh.D. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Foto nga vendi i ngjarjes

Kamioni që aksidentoi biçikletën

Komento

Komente

  • Leon: 31/10/2018 07:59

    Lirojeni shoferin,bicikleta,kembesori nuk ka pune kategorikisht ne autostrade

    Përgjigju
    • Erik: 31/10/2018 09:19

      Fiks, por kur do e kuptojne shqiptaret kete rregull? Le qe s'lejohet kategorikisht, por i sheh ne pike te erresires qe ecin anes rruges ne kembe, biciklete e motore e asnje sinjalizues apo veshje fosforishente nuk kane me vete. Dalin si kamikaze per t'u vetevrare pa piken e vetedijes. Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur, por s'duhet ta kishin lene t'i hipte bicikletes e te dilte ne rruge.

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?