Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Një mjet ambulancë është përplasur me një makinë në afërsi të ish-sheshit "Shqiponja".
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, 66-vjeçarja e identifikuar si K. I., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa shoferi i ambulancës që drejtohej nga 55-vjeçari i identifikuar si E. D., dhe drejtuesi i automjetit, i identifikuar si F. K., 33 vjeç., nuk u lënduan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.