Kronikë

Aksident në Tiranë, shoferja përplas këmbësorin (PAMJET)

2 Shtator 2019, 21:37| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 22:28

  • Share

TIRANË-Një kalimtar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Demi”. Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit që ndodhi rreth orës 21:05, ndërsa policia njofton se makina që përplasi qytetarin drejtohej nga një grua me inicialet G.S.

Këmbësori ende i pa identifikuar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave. Sot janë regjistruar në vend gjashtë aksidente, në Lezhë, Librazhd, Bilisht, Thumanë dhe në Shijak.

Komento

Komente

  • Tir: 06/09/2019 08:44

    Per fat te keq personi ne fjale nderroi jete. Ngushellime familjes Saraci.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?