Foto ilustruese

Aksident në Tiranë! Shoferi përplas 34-vjeçaren në rrugën '5 Maji'

4 Qershor 2020, 14:06| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 14:11

  • Share

TIRANË- Një 34-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një makinë në rrugën “ 5 Maji" në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, ku shoferi R.Ç., 24 vjeç ka aksidentuar këmbësoren R.Dh., 34 vjeçe. Gruaja e plagosur u dërgua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori i aksidentit nuk është alarguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?