Aksidenti në Vlorë

Kronikë

Dita nis me aksidente, plagosen dy kalimtarë në Tiranë e Vlorë, ndërron jetë 75-vjeçari

2 Korrik 2020, 08:25| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 18:09

  • Share

Dy aksidente me paspojë plagosjen e dy kalimtarëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm, një në Tiranë dhe një në Vlorë.

Një kalimtar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë në rrugën e Kavajës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 07:00, ku makina që drejtohej nga E.Z., ka aksidentuar këmbësorin me iniciale H.B.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në Vlorë, ku K. I., 35 vjeç, banues në Vlorë, u kap pasi duke drejtuar automjetin në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, goditi 75 vjeçarin Q. L, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal nga plagët e marra.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?