Foto nga ngjarja

Kronikë

Aksident në Tiranë, shoferët s’dinë të ndalen para semaforit, një i plagosur (FOTO)

16 Gusht 2018, 23:45| Përditesimi: 17 Gusht 2018, 12:13

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë rrugës së Burgut 313 në Tiranë, ku u përplasen me njëra-tjetrën shumë keq dy makina të tipit “Volkswagen Touareg dhe Passat”.

Sipas të dhënave bëhet e ditur se nga aksidenti ka pasur një të plagosur, i cili është shoferi i “Volkswagen Touareg”, që më pas është përcjell në spital.


Shkaku i aksidentit është mos respektimi i semaforit nga të dy shoferët e automjeteve.

Ka pasur dëme të shumta materiale gjatë aksidentit.

Për momentin nuk bëhet e ditur për emrat e shoferëve.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?