Kronikë

Aksident në Tiranë-Durrës, përplasen dy makina, dëmtohet një 2-vjeçar

20 Gusht 2021, 16:55| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 16:59

  • Share

Një i mitur ka mbetur i plagosur pas një aksidenti mes dy mjeteve në aksin Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur në orën 16:10, ku mjeti tip "Citroen", me drejtues M. E. është përplasur me mjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin S. K., e për pasojë është lënduar i mitur 2 vjeç, i cili ishte pasagjer në njërin mjet.

I mituri ndodhet jashtë rreziku për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?