Aksident në Tufinë/ Makina përplas një 15 vjeçar, dërgohet me urgjencë në spital

13 Gusht 2020, 21:43| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 21:45

  • Share

TIRANË- Një aksident ka ndodhur në Tufinë, mbrëmjen e sotme, ku një makinë ka aksidentuar një 15 vjeçar. Sipas informacioneve nga policia, shoferi me iniciale A. A., ka përplasur 15 vjeçarin me iniciale G. N.

I mituri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?