Kronikë

Aksident në tunelin e Kalimashit/ Makina përplaset me kamionçinën, 3 të plagosur (VIDEO)

25 Prill, 11:21| Përditesimi: 25 Prill, 11:48

  • Share

Kukës- Një aksident është shënuar mesditën e sotme në tunelin e Kalimashit.

Një makinë me targa maqedonase është përplasur me kamionçinën e kompanisë që mirëmban rrugën e Kombit.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur të paktën 3 persona të cilët janë transportuar në spital.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka qenë makina ajo që i ka rënë nga pas automjetit tjetër.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara shihet se kamionçina është kthyer përmbys ndërsa makina ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

"Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.  Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore", informoi sot policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?