Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në tunelin e Murrizit, ku 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, ku njëri prej mjeteve i drejtuar nga një italian me inicialet F.T., është përplasur me mjetin e drejtuar nga një shqiptar me inicialet A.K.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Të dy drejtuesit e mjeteve i janë nënshtruar testit të alkoolit dhe kanë rezultuar negativë, me 00 mg/l.
'Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente

O shtet te vihet gjoba 1 milon leke te reja dhe semuestro mjetit te gjith atyre qe thyejne rregullat e qarkullimit ne tunelin e Murrizit dhe te Skarfices .. nuk bindet ky pis milet qe marrin ne qafe te pafajshmit…!!
PërgjigjuKeta injoranta duhet arrestohen direkt pasi po te shperthej ndonjera nga makinat percellohen te gjith tjeret si ne Monto Binco itali.turp per bes.injoranta
Përgjigju