Tiranë-Një aksident i rëndë ka ndodhur sot te mbikalimi i Paskuqanit. Dy këmbësore të cilat po kalonin trafikndarësen janë përplasur nga një makinë.
Njëra prej tyre, Lena Stafa ka ndërruar jetë, ndërsa këmbësorja tjetër, Hatije Muça, ka mbetur e plagosur. Sipas njoftimit të policisë 66-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, Renis Qosja, është shoqëruar në Komisariat.
"Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente

Duhet vene nje shenje , ulnshpejtesine se te dalin drenushat plake. KY populli jone ngeli gjithe kohen I pa ditur, I pakujdesshem, edhe per jeten e vet. Te vetmit qe duhen hetuar Jane ata qe Kane projeltuar rrugen,nese ne zone te banuar nuk ka mbikalime apo nenkalime per kembesore. Atyre Po , dhe firmavw merrjani shpirtin.
PërgjigjuNgushtellime familjes se viktimes,,,po shoferi nuk ka asnjë faj, lirojeni mos e beni edhe ate viktime te rri neper burgje kot,,nuk faj shoferi kur te hidhet dikush perpara kur je me 90 ne ore
Përgjigju