Foto ilustruese

Aksident në Vaun e Dejës, makina përplas këmbësorin, shoqërohet në komisariat i riu

24 Janar 2022, 23:07| Përditesimi: 24 Janar 2022, 23:09

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Stajkë-Shelqet në Vaun e Dejës.

Burime bëjnë me dije se një 32-vjeçar duke drejtuar mjetin tip ‘BMW’ ka përplasur një këmbësor.

Për pasojë ky i fundit është plagosur ndërsa ndodhet në spitalin e Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë
Më datë 24.01.2022, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Stajkë – Shelqet, bashkia Vau i Dejës, në afërsi të fshatit Shelqet, shtetasi D. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kaç, Bashkia Vau i Dejës, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, ka aksidentuar shtetasin V. B., 51 vjeç banues në fshatin Shelqet, bashkia Vau i Dejës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. P. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?