Kronikë
Top 24

Humb jetën në aksident babai i gjyqtarit në Tiranë, e përplas kamioni (VIDEO+FOTO)

9 Tetor 2018, 14:42| Përditesimi: 9 Tetor 2018, 20:27

  • Share

TIRANË- Një kamion ka përplasur këmbësorin në zonën e Yrshekut në Tiranë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Policia bën me dije se drejtuesi i kamionit, A.SH ka goditur në mesditë 65-vjeçarin, Ali Fuçian.

I moshuari ishte duke kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër dhe në këtë moment është goditur nga kamioni. Këto janë fotot ekskluzive nga vendi i aksidentit të shkrepura nga fotoreporteri i Shqiptarja.com në vendngjarje ndërsa trupi i  viktimës Ali Fuçia ndodhej poshtë kamionit. Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit, ndërkohë që ende nuk janë përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se Ali Fuçia i ka prerë rrugën kamionit dhe përplasja ka qenë fatale për të. Ali Fuçia është babai i gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia. Policia thotë se po kryen verifikime për aksidentin, ndërsa ka qenë shoferi i kamionit që ka lajmëruar uniformat blu.  

Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe forcat policore kanë shoqëruar në komisariat shoferin e kamionit me iniciale A. Sh..

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 09.10.2018, rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek, mjeti tip “kamion” me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.

 


Vendi ku ka ndodhur aksidenti, kamioni që përplasi 65-vjeçarin dhe trupi i pajetë poshtë mjetit. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?