TIRANË- Një 18 vjeçar ka humbur jetën në zonën e Freskut në Tiranë, pas një aksidenti. Enjo Saliaj, i cili po udhëtonte me motor elektrik, është përplasur nga një makinë me drejtues Sildi Krashin, 19-vjeç, i arrestuar tashme nga policia. Viktima ka qenë me motor elektrik dhe ka humbur jetën në spital. Sipas policisë nga kqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se i riu ka prerë rrugën makinës.
Policia thotë se Sildi Krashi, banues në Tiranë ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident. Ai drejtonte makinën e cila ishte në pronësi të F.A. Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Enjo Saliaj, është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga nga vjerri në qershor të vitit 2021, Mexhit Picari. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit, Kudret Saliaj dhe Dhurata Saliaj. Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, për vrasje në bashkëpunim, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba.
Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu mbeti i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.
E tmerrshme...fatkeqesi e madhe.. ajo rruge eshte nje tmerr, por s'ka kush merret me ate pune, rrugoret kane hallin te kapin ndonje lek neper cepa, lali pederi eshte i zene me pyllin orbital te pallateve..eshte vend pa zot.
Përgjigjupo ai i himares, ca e ka emrin bollano, qe vrau ate djalin me makine, ishte ne "gjendje te rende ai" dhe ja hodhi? Po ai qe vrau ate familjen me 4 veta tek baypass i vlores? apo ai qe vrau ate gocen ne plazh ne himare keta u harruan? jam shume dakort per kete ngjarje po keto qe permenda jan harruar u moren me ate qyqarin qe i ra sales, se kujt i plasi per salen se di dmth.
Përgjigju