Kronikë

Aksident në aksin Fier-Shegan, automjeti me shpejtësi të lartë përfundon në kanal, shoferi dërgohet në spital (VIDEO)

11 Tetor, 16:08| Përditesimi: 11 Tetor, 16:21

  • Share

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën hyrëse në Fier-Shegan, në aksin nacional Lushnje–Berat. Një person është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Në spital ka përfunduar drejtuesi i mjetit tip Toyota, shtetasi A.G., rreth të tridhjetave. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore, si dhe zjarrfikësit e Lushnjes, por nuk është dashur ndërhyrja e tyre. Personi është nxjerrë nga mjeti dhe është transportuar në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor në vendngjarje, drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka dalë nga rruga në kthesën e hyrjes për në Fier-Shegan.

Policia rrugore është duke dokumentuar ngjarjen dhe, në të njëjtën kohë, po bën edhe disiplinimin e trafikut.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?