MAT-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mat, ku një 41- vjeçar duke drejtuar motorrin e tij, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.40, në aksin rrugor Burrel-Komsi, ku 41- vjeçari me inicialet E.B si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Mat/ Rreth orës 21.40, në aksin rrugor Burrel-Komsi, shtetasi E.B., rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Komente
