Kronikë

Aksident në aksin Fier-Levan, furgoni i mallrave përplaset me një motor, 1 person i plagosur (VIDEO)

24 Prill, 17:48| Përditesimi: 24 Prill, 18:39

  • Share

FIER-Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur.

40- vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

'Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?