Pamje nga vendngjarja e aksidentit

Kronikë
Top 24

Aksident në Vlorë, humbet kontrollin e mjetit dhe përplaset me trafikndarësen, plagoset drejtuesi

19 Nëntor 2018, 18:09| Përditesimi: 19 Nëntor 2018, 18:36

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur. Sipas njoftimit të policisë aksidenti ka ndodhur në dalje të autostradës Fier-Vlore dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit i moshës, rreth 50 vjeç.

Mësohet se 50 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, tip BMV x5 me targë AA234DV, kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen pranë rrethrrotullimit në hyrje te qytetit të Vlorës.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, ndersa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndiçimit të zonës dhe sinjalistikës për orientimin drejt rrethrrotullimit. Gjithashtu, dyshimet paraprake të policisë janë se automjeti ka qenë jashtë shpejtësisë së lejuar. I plagosuri ndodhet në Spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Aksident në hyrje të qytetit te Vlores. Aksidenti eshte shenuar rreth ores 17 è 35 minuta, ne dalje te autostrades Fier Vlore ndersa ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit.

Automjeti tip BMV x5 me targë AA234DV ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndareset pranë rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Vlores. Shtetasi i aksidenruar, rreth 50 vjeç është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Vlorë, teksa mesohet se ka marr disa fraktura në trup.

Shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndicimit në zonë, mungesa e sinjalistikës për orientimin drejt rrethrrotullimit si hhe mendohet se automjeti ka qenë mbi shpejtësine e lejuar.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?