Kronikë

Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)

11 Janar, 21:49| Përditesimi: 11 Janar, 21:57

  • Share

LAÇ - Një aksident ka ndodhur pranë rrugës së Kishës së Laçit, ku një automjet luksoz tip Porsche Cayenne ka rënë nga një lartësi prej rreth 70 metrash. Brenda mjetit ndodhej një çift, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda si pasojë e përplasjes së fortë.

Sipas raportimeve paraprake, automjeti dyshohet se ka dalë nga kontrolli për shkak të një manovre të gabuar ose problemeve teknike, duke rënë në humnerë pranë një shtëpie. Ishin banorët e shtëpisë që arritën të nxjerrin çiftin nga mjeti i dëmtuar rëndë dhe më pas i mori ambulanca.

Të plagosur kanë mbetur shtetasi Eduart Çeta drejtues i mjetit dhe pasagjerja shtetësja angleze Danielle Siellege e moshës 26 vjeçare janë nisur për ndihmë mjekësore jetën për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjendja e tyre raportohet kritike, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Rruga e Kishës së Laçit njihet si një zonë me terren të vështirë dhe kthesa të rrezikshme, duke qenë shpeshherë skenë aksidentesh të rënda.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?