Foto Ilustruese

Kronikë

Aksident pranë kishës së 'Shna Ndout', mjeti del nga rruga, përplas 2 këmbësorë dhe një shitëse ambulante

6 Maj, 20:14| Përditesimi: 6 Maj, 20:21

  • Share

Kurbin-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Kishës “Shna Ndou”, Kurbin, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.

Sipas policisë, mjeti tip “Benz”, me drejtuese A.Z., 45 vjeçe, për pasojë ka aksidentuar dy këmbësorër D.D., 21 vjeçe dhe E.R., 39 vjeç, si dhe shitësen ambulante që ndodhej pranë vendit ku ndodhi aksidenti  A.Gj., 18 vjeçe.

'Kurbin/Informacion paraprak/ Rreth orës 16:25, në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, Kurbin, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët shtetasen D.D., 21 vjeçe, shtetasin E.R., 39 vjeç, si dhe shitësen ambulante shtetasen A.Gj., 18 vjeçe.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?