Foto ilustruese

Aksident rrugor në autostradën Shkodër- Lezhë/ Makina përplas biçikletën, ndërron jetën një person

13 Korrik 2020, 07:48| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 09:45

  • Share

LEZHË- Një 45-vjeçar humbi jetën, pasi biçikleta me të cilën po lëvizte u përplas nga një automjet.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së hënës në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Mabë. Viktimë e këtij aksidenti mbeti Arben Dushku banues në fshatin Hajmel të Shkodrës. Sipas burimeve, ai ka qenë duke lëvizur me biçiklete përgjatë superstradës kur është përplasur nga automjeti.

Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 45-vjeçarit Dushku. Policia e cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, ndërsa shpejtësia dhe errësira në rruge dyshohet të jenë shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Greta: 13/07/2020 11:29

    Me dhimbsen me shum kafshet se kto fshatar qe ta presin rrugen sikur te ishin ne oborrin e shtepis tyren. Kjo nuk esht autostrade,as nuk do behet se Rama autostrada nderton vetem ne jug

    Përgjigju
    • Leke: 14/07/2020 17:37

      Ate qe do te komentoja eshte e njejte me ate te -Albertit (qe me duhet ta falenderoj ) Por une personalisht do te te thoja-uroj qe te mos te ndodhe ne te afermit tuaj nje gje e njejte se vetem atehere do te kuptosh shkrimin tend!

    • Alberti: 13/07/2020 20:47

      Te besh nje koment te tille nderkoh qe nje qenje njerzore ka humbur jeten duhet te kesh probleme te renda si njeri...ajo eshte rruge me dy corsi nje per secilin drejtim dhe bicikletat kan te drejte ta pershkojne ate si cdo mjet apo automjet tjeter.vetem personat e semur rende menderisht ose fare pa horizont paragjykojn njerzit e thjesht e qe ato mundesi kane per te levizur.bota eshte e te gjitheve edhe e atyre qe ecin me biciklet.

  • Ky aks gjithmone ka aksidente, dicka duhet bere per kete rruge: 13/07/2020 08:49

    Cfaret m autostrade eshte kjo. Autostradat mendohet qe jane te izoluara anash dhe nuk pershkohen nga bicikletat. Per to duhet te kete rruge paralele dytesore.

    Përgjigju
    • Un nuk dua ta mbroj shoferin: 13/07/2020 10:15

      Kjo rug " autostrad" quhe si te duash,ti. por ma shpjegon dot ti se si Mund te udhetosh me 10 khm ne nje rrug ku ti duhet me vozit 90khm,

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?