Aksident rrugor në Levan-Tepelenë, ‘Toyota’ me targa greke del nga rruga dhe përfundon në arë! Dy të plagosur në spitalin e Fierit (VIDEO)

6 Tetor, 15:06| Përditesimi: 6 Tetor, 15:44

  • Share

Fier- Një aksident rrugor me pasojë dy persona të plagosur që udhëtonin në bordin e tij ka ndodhur në orët e para të pasdite së djeshme.

Ngjarja u shënua në aksin rrugor të autostradës Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop në Fier.

Mjeti tip “Toyota” me targa greke, për shkaqe ende të panjohura zyrtarisht, ka dalë nga rruga kryesore, duke përfunduar në tokat bujqësore.

Policia vendore bëri me dije se shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet e menjëhershme për dinamikën e ngjarjes. Gjithashtu edhe dy ambulanca për të bërë transportimin e të plagosurve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për momentin.

Të lënduarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Fierit, nën kujdesin e mjekëve, teksa hetimet mbeten ende aktive. Pistat ku po hetohet është lagështira në rrugë dhe shpejtësia jashtë normave e mjetit, teksa do pritet edhe ekspertiza auto-teknike.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?