Kronikë

Aksident rrugor në Shkodër-Koplik/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi! Dërgohet me urgjencë në spital

20 Dhjetor 2020, 20:54| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 21:05

  • Share

SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin Shkodër- Koplik, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal e për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se i plagosur nga mbetur drejtuesi i makinës, i cili menjëherë është dërguar në spitalin e Shkodër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku siç shihet makina është kthyer përmbys. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurit dhe shkaqet e këtij aksidenti. 

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?