Foto ilustruese

Kronikë

Aksident te '21 Dhjetori' në Tiranë, makina përplas këmbësoren! 22-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

30 Prill 2021, 12:46| Përditesimi: 30 Prill 2021, 13:44

  • Share

Një 22-vjeçare ka mbetur e plagosur ditën e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në zonën e "21 Dhjetorit, ku mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe.

Kjo e fundit u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?