Aksident i trefishtë te 'Astiri', përplaset taksia, kamioni dhe motori/ VIDEO nga momenti kur të plagosurit janë shtrirë rëndë në rrugë, qytetarët u japin ndihmën e parë

29 Qershor 2020, 16:45| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 13:41

  • Share

TIRANË- Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në zonën e "Astirit", ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë! Ngjarja ka ndodhur në rrugën " Teodor Keko", ku janë përplasur një taksi, kamion dhe një motor, ku kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, të identifikuar me inicialet  M.K dhe pasagjer K.A.

"Më datë 29.06.2020, rreth orës 16:15, në afërsi të Ish-doganës, janë përfshirë në aksident mjetet me drejtues shtetasit N.P., J.P., si dhe mjeti motor me drejtues M.K dhe pasagjer K.A., të cilët kanë mbetur të dëmtuar, dhe u dërguan menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve", njofton Policia. 

Dy të plagosurit, kanë qëndruar të shtrirë për disa minuta në tokë, ku ndihmën e parë ua kanë dhënë qytetarët. Siç shihet në videon që Report Tv disponon, dhjetëra qytetarë janë mbledhur rreth të plagosurve për t'u dhënë ndihmë, edhe pse shihet që gjendja e tyre është e rëndë. Në vendngjarje, pas disa minutash, për shkak të trafikut të rënduar që ka në këtë zonë, kanë mbërritur tre ambulanca.

Dy të plagosurit janë dërguar me Urgjencë në Spitalin e Traumës.

1593441682_ASTIR.jpeg

Momenti kur të plagosurit janë shtrirë rëndë në rrugë

 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Staplerfahrer: 29/06/2020 19:40

    Vazhdoni e bleni patentat,,, kto Jan rrezultatet

    Përgjigju
  • WTF: 29/06/2020 17:30

    E keni gabim, njeri eshte shtrire rende ne toke, kurse tjetri eshte shtrire me lehte.

    Përgjigju
    • I huaji: 29/06/2020 22:17

      Ka peshuar me rende se do kete qene ne vend te vet.

  • ymeri: 29/06/2020 17:03

    Fajin e ka saliu qe pruri maloke e katunare ne tirane,,kur duhej te qendronin ne vendet e tyre ,...tani korrni sukseset e puneve te juaja.....ptu..

    Përgjigju
    • Dren kurkulica: 01/07/2020 12:25

      Ju jeni francezi apo i lindur në paris apo aty pranë kullës ajfel apo injorant

    • @Mirditor: 29/06/2020 22:54

      Fiks.....7- mos harro diellin

    • Mirditor: 29/06/2020 22:32

      1-rrugët jan si në mesjet. 2-mjetet jan të vjetra 3-mbingarkes 4-përdorimi i celularit 5-shpejtësia 6- ska lidhje se jan nga veriu apo nga jugu.

    • BBC: 29/06/2020 18:01

      Sakte. Kemi 30 vjet me keto horrore mbi kurriz. Dhe akoma atij mortjes se shiqeres nuk i del shpirti. Kafshe shpellash

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?