Foto Ilustruese

Kronikë

Aksident te Rruga e Arbrit, mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, 2 persona të plagosur

3 Korrik, 17:33| Përditesimi: 3 Korrik, 18:15

  • Share

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbërit, ku një 32-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili më pas ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur, rreth orës 15: 30, ndërsa, nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?