Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbërit, ku një 32-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili më pas ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur, rreth orës 15: 30, ndërsa, nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit
Komente
