Kronikë

VIDEO/ Aksidenti te rruga e Kavajës në Tiranë, makina me shpejtësi përplas të renë! Në gjendje të rëndë te Trauma

3 Nëntor 2021, 14:14| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 07:44

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë. Report TV ka siguruar edhe videon e aksidentit, ku shihet një automjet tip "Mercedez Benz" që vjen me shpejtësi, teksa e reja po kalonte rrugën, duke e marrë atë përpara.

Vihet re se drejtuesi i automjetit nuk mundet as të frenojë për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte. E reja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Ajo ndodhet në reanimacion, nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu nuk dihet as identiteti i drejtuesit të automjetit dhe as nëse ai është shoqëruar në polici pas aksidentit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shoferi: 04/11/2021 00:17

    Ku eshte makina inteligjente pse nuk i gjurmon apo brenda qytetit ajo nuk punon!

    Përgjigju
  • E.D: 03/11/2021 23:50

    Ky nuk është AKSIDENT ! Kjo është VRASJE ! Aksident quhet kur i thy nai pasqyrë tjetrrit,gërvishje makine apo kur prish nai parakolp makine ose maksimumi përplas nai motorr pice pot pa pasoja për jetën. Ky merito BURG minimumi 10 vjet vujtje fizike pa shtesa e ditë pune. E mas kti rasti shteti duhet me trregu në ka B*LE ose jo. Ska natë në bllok e rreth bllokut mos xhirohen gomat e makinave me ka 100 km në orë e me lloj lloj trukimesh në zhurma e buri pa fund. Nëse vazhdohet kshu skena gjo në terezi. Drrejtusi kti Benzit duhet me ja pre i 10 vjet burg simbolik

    Përgjigju
  • Jiji: 03/11/2021 22:53

    Po si ecni kaq shpejt brenda ne Tirane o kafshe me fytyre njeriu!

    Përgjigju
  • tirona: 03/11/2021 22:10

    Policia rrugore nuk merr asnje mase per makinat qe ecin me shpejtesi brenda qytetit mbasi nuk eshte ne gjendje ti kontrolloj dot sinjalistik qe te kontrolloj shpejtesin nuk ka policet rrugore dublojne semoforet qe ngaterrojn me keq trafikun makinat perpara policit kalojne me shpejt se norma e lejuar dhe polici se kontrollon nuk e verteton dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?