Aksident tek tunelet panoramike në Pogradec! Motori përplaset me vinçin e bashkisë, plagoset drejtuesi (VIDEO)

14 Janar 2022, 09:55| Përditesimi: 14 Janar 2022, 10:11

  • Share

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek tunelet panoramike në Pogradec. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një motor është përplasur me një vinç të bashkisë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi.

Të njëjtat burime konfirmojnë se gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën. Sipas raportimeve, drejtuesi i motorit nuk i ka parë shenjat dalluese se në zonë ka mjete që po punojnë dhe gjithashtu e ka penguar dielli.

Vinçi i bashkisë mësohet se po hiqte zbukurimet e vendosura për festat e fundvitit kur u godit nga motori. Mësohet se policia ndodhet në vendngjarje për veprime të mëtejshme hetimore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?