Kronikë

Aksident tragjik në aksin Berat-Dimal, humb jetën 33-vjeçari (VIDEO)

23 Mars, 08:56| Përditesimi: 23 Mars, 09:53

  • Share

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Otllak.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, 34-vjeçari G. Sh., banues në Kuçovë, duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në automjet, L. Ll., 33 vjeç, banues gjithashtu në Kuçovë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa "grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit", njofton Policia.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?