Kronikë

Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)

13 Mars, 21:58| Përditesimi: 13 Mars, 22:57

  • Share

DIBËR – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në në segmentin e Rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë, ku një grua ka humbur jetën.

Matilda Zogu humbi jetën pasi fuoristrada e cila drejtohej nga bashkëshorti, dhe me pasagjerë 3 fëmijët e tyre dhe një familjare, doli nga rruga.

Policia njofton se babai i familjes i identifikuar si Edmirr Zogu, fëmijët dhe e afërmja, po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njëri nga fëmijët raportohet të jetë në gjendje të rëndë shendetësore.

'Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur "Ura e qytetit",  aksi rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip 'Fuoristradë',  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt  Tiranës për ndihmë  mjekësore më të specializuar",- njoftoi sot policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë  të daljes nga rruga të automjetit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?