ELBASAN- Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin ‘Elbasan-Peqin’, që i ka marrë jetën 2 personave dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një furgon i mbushur me pasagjerë është përplasur me një mjet tip ‘Benz’.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi dhe pasagjerja e Benzit. Viktimat janë nënë e bir, Fatbardha dhe Klodian Shahini, përkatësisht 55 dhe 33 vjeç. I plagosur ka mbetur shoferi i furgonit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin K. Sh.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip "Benz" shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente

/DAYTIME/,s.d.q mund te veresh qe ka ndryshim mes shofereve qe kane ngare makinat jashte,nga ata qe s'kane qene kurre jashte,ose qe kane qene ne vende ku shoferet e trafiku le per te deshiruar.
PërgjigjuKafshëri e drejtuesve të mjeteve është shkaktar i gjith aksidenteve,mund të jesh në rregull vjen fshatari shpellar me shpejtësi dhe të vret.
PërgjigjuNë këtë vend njerëzit drejtojnë automjete pa rregulla. të njëjtët njerëz kur janë në Greqi, respektojnë rregullat. cfare mungon ketu Asnjë respekt për njëri-tjetrin. si kafshët. kur vozis me max. shpejtësia e lejuar, shoferi prapa më pengon të kaloj mbikalimin. Sistemi i trajnimit për lejen e parë të drejtimit duhet të ndryshojë.
Përgjigju