Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shëngjin, makina humb drejtimin nga shpejtësia e lartë! Ndërron jetë i riu, palgoset një tjetër

20 Gusht, 08:07| Përditesimi: 20 Gusht, 11:40

  • Share

LEZHË - Aksident me pasojë vdekjen në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Sake.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe rrokullisur rreth orës 4 të mëngjesit. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i makinës, Gjovalin Voka 30 vjeç dhe ështëv plagosur pasagjeri Anton Voka.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti është bërë shkak për aksidentin tragjik.

'Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?