Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin

26 Nëntor 2024, 08:15| Përditesimi: 26 Nëntor 2024, 09:18

  • Share

MALËSI E MADHE - Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin ‘Shkodër-Koplik’, teksa një 80 vjeçar ka humbur jetën. Sipas policisë automjeti me drejtues 35 vjeçarin A.B., banues në Podgoricë përplasi për vdekje Gj.G., 80 vjeç, rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm. 

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet proceduriale. Ndërsa grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

'Rreth orës 05:50, në aksin rrugor "Shkodër-Koplik" automjeti me drejtues shtetasin  A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç.

Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën.', njofton policia.

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?