Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin Puraçi të Banjallukës, në Bosnje e Hercegovinë.
Mediat vendase raportojnë se deputeti i Kuvendit Nacional të Bosnje e Hercegovinës, Srgjan Todoroviç, ka humbur jetën në këtë aksident, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën “9 Janari”, ka konfirmuar Policia e Banjallukës.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50, në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë. Në përplasje janë përfshirë një makinë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.
Sipas informacioneve, tragjedia ka ndodhur kur makina Volvo, e drejtuar nga Todoroviç, është përplasur me shpejtësi të madhe në rimorkion e një kamioni që ishte ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëparshëm.
Komente
