Foto nga aksidenti tragjik në Bosnje Hercegovinë

Bota

Aksident tragjik në Bosnje-Hercegovinë, humb jetën deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

20 Prill, 09:33| Përditesimi: 20 Prill, 09:37

  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin Puraçi të Banjallukës, në Bosnje e Hercegovinë.

Mediat vendase raportojnë se deputeti i Kuvendit Nacional të Bosnje e Hercegovinës, Srgjan Todoroviç, ka humbur jetën në këtë aksident, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën “9 Janari”, ka konfirmuar Policia e Banjallukës.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50, në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë. Në përplasje janë përfshirë një makinë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.

Sipas informacioneve, tragjedia ka ndodhur kur makina Volvo, e drejtuar nga Todoroviç, është përplasur me shpejtësi të madhe në rimorkion e një kamioni që ishte ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëparshëm.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?