Greqi-Një 32-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Greqi mbrëmjen e së mërkurës (12 shkurt)
Aksidenti raportohet se ka ndodhur në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, në afërsi të Evinochorit.
Viktima ishte duke udhëtuar me kunatin e tij, 26-vjeç i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Siç raporton Prothotema.gr, automjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga, është përplasur me muret mbrojtëse dhe është përmbysur në rrethana që janë ende nën hetim.
I riu shqiptar, Kosta.T u dërgua menjëherë në Spitalin e Messolongut, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Kostas jetonte në Agrinio dhe punonte në një servis makinash. Ai ishte martuar me motrën e 26-vjeçarit vetëm disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar.
Komente
