VIDEO/ Aksident tragjik në Itali, autobusi me fëmijë përplaset me ambulancën, tym e flakë në tunel! Katër të vdekur, një mjek shqiptar! Shtatë të plagosur

27 Dhjetor 2023, 21:03| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 23:04

  • Share

Katër viktima është bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Itali ku një autobus me fëmijë që po shkonin në ekskursion u përplas me një ambulance. Një prej viktimave është me origjinë shqiptare dhe bëhet fjalë për mjekun 40-vjeçar Sokol Hoxha.

Përplasje kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës së Kryqit të Kuq që u përfshi në flakë ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.

Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë mjeku shqiptar, infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës që ishte nisur për në Urbino.

Ndërkaq të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç. Një prej tyre shoferi i autobusit që po transportonte fëmijët në një ekskursin mbeti i plagosur lehtë por është në gjendje shoku. 

Ora 21:37
Aksidenti në Itali/ Autobusi po dërgonte fëmijë në ekskursion, të gjitha viktimat në ambulancë, u përfshi në flakë pas përplasjes

1703709812_000999.JPG

Autobusi që u përplas me ambulancën në një tunel në Itali duke shkaktuar katër viktima ka qenë duke transportuar disa fëmijë për në ekskursion në Urbino për të parë krijimin e skenave të lindjes së Krishtit. Pasi u përplasën kokë më kokë në hyrje të tunelit “Cu Gulino”, ambulanca shpërtheu në flakë, ndërsa viktimë mbeti shoferi i ambulancës, një punonjës i shërbimit shëndetësor si dhe pacienti 80-vjeçar që po transportohej nga Fossombrone në Urbino.

Ora 21:16
Aksidenti tragjik në Itali, identifikohet mjeku shqiptar që ndërroi jetë në ambulancë (Emri)

1703708355_kkkkkkkkk.JPG

Shqiptari Sokol Hoxha 40-vjeç me profesion mjek është një prej  katër viktimave të aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në Itali ku një ambulancë është përplasur me një autobus në një tunel.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?