Foto nga aksidenti, viktima Eduart Hoxha

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 32 vjeçari shqiptar, baba i 2 fëmijëve (Emri+Foto)

7 Janar, 18:12| Përditesimi: 7 Janar, 18:42

  • Share

ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën Selva Piana të provincës së Teramos mbrëmjen e së premtes (5 janar). Për pasojë ka ndërruar jetë 32 vjeçari shqiptar Eduart Hoxha, baba i 2 fëmijëve.

Sipas mediave italiane, të cilat kanë publikuar identitetin dhe foton e viktimës, i riu shqiptar sapo kishte mbaruar turnin e punës në kompaninë e objekteve sportive “Delfino Sport”.

Pasi u fut në makinën e tij ‘Fiat Punto’ në tentativë për t’u futur në rrugën kryesore, është përplasur nga një automjet tip ‘Audi A3’ që drejtohej nga një 25 vjeçar.

Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital por për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja e fortë, nuk mundi të mbijetonte.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?