ITALI - Një 40-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Alban Dushi ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti rrugor në Brescia. Ai po kthehej në shtëpinë në Viale Piave ku e prisnin gruaja me fëmijët por automjeti tip Mercedes që po drejtonte rrëshqiti dhe u përplas me një pemë. 40-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje.
Dushi, me origjinë nga Shqipëria, kishte jetuar për shumë vite në Itali ku kishte krijuar një familje. Pasi kishte jetuar për një kohë të gjatë në Gottolengo, disa javë më parë ai ishte zhvendosur në Viale Piave në Brescia me gruan e tij Kosetha dhe tre fëmijët e tyre.
Pas aksidentit tragjik, nuk munguan mesazhet e ngushëllimit në Facebook: “Qofsh në qiell o Alban, nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë dhimbje”.
Nuk ka ende detaje të tjera për arsyen e aksidentit të rëndë.