KAMËZ - Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kamzës, teksa një 46-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa një e re ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Automjeti me drejtues shtetasin B.K., dyshohet sipas policisë se ka humbur kontrollin në rrugën ‘Nënë Tereza’ dhe u përplas me automjetin me drejtues E.K.
Pas përplasjes me automjetin e E.K., makina e B.K., u përplas edhe me dy këmbësore F.M., 46 vjeçe, e cila humbi jetën dhe me Xh.M., 20 vjeçe e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
'Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po heton rrethanat e aksidentit fatal.