Nikola Pokrivac

Sport

Aksident tragjik në Kroaci, ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i kombëtares

19 Prill, 12:14| Përditesimi: 19 Prill, 12:15

  • Share

KROACI - Ish-futbollisti i kombëtares kroate, Nikola Pokrivac ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik në vendin e tij, ka konfirmuar Federata Kroate e Futbollit.

Mesfushori 39-vjeçar ka luajtur për Dinamo Zagreb, AS Monaco dhe RB Salzburg gjatë karrierës së tij si edhe ka zhvilluar 15 ndeshje ndërkombëtare nga 2008 deri në 2010 me fanellën e Kroacisë. Pokrivac u diagnostikua me limfomën Hodgkin në vitin 2015, gjë që e detyroi atë të tërhiqej nga futbolli profesionist.

Ai u kthye në futbollin amator në vitin 2021 dhe iu bashkua skuadrës së ligës së ulët NK Vojnic verën e kaluar. Mediat lokale thanë se ai ishte në një automjet me tre shokë të skuadrës nga NK Vojnic kur ata u përfshinë në një përplasje mes katër automjetesh në Karlovac në Kroacinë qendrore të premten në mbrëmje.

Është raportuar se ka humbur jetën edhe një person 42-vjeçar në një veturë tjetër, ndërsa personat e tjerë në makinën e Pokrivacit janë dërguar me lëndime të rënda në spital.

“Nikola ishte një futbollist i madh, që jetoi futbollin deri në momentin e tij të fundit në këtë botë dhe që tregoi guxim të madh në jetë duke mposhtur një sëmundje të tmerrshme”, tha presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustic.

“Kjo është një humbje e madhe për komunitetin tonë të futbollit dhe veçanërisht e dhimbshme për familjen”, shtoi ai.

Pokrivac luajti në Euro 2008, ku Kroacia arriti në çerekfinale dhe ishte pjesë e kualifikueseve për Kupën e Botës 2010.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?