Kronikë

Aksident tragjik në Peqin, makina del nga rruga dhe përplaset me shkallët e banesës! Vdesin 2 të rinj (EMRAT + VIDEO)

31 Gusht, 08:20| Përditesimi: 31 Gusht, 13:14

  • Share

Dy djem të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit.

Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj nga Peqini, të dy 24 vjeç, Gabriel Lluca dhe Denis Korbi.

24-vjeçari Gabriel Lluca ishte drejtues i automjetit, kurse i riu tjetër pasagjer.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet pak çaste pas aksidentit të rëndë, ku duket makina e shkatërruar.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen.

Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Vetëm gjatë muajit gusht janë regjistruar 16 viktima si pasojë e aksidenteve automobilistike.

Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur "Ura e Teqes", Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

(Foto: Viktima Gabriel Lluca)

(Foto: Viktima Denis Korbi) 
Ora 12:43
Vdiq pas përplasjes me makinë në Peqin, historia prekëse e Gabriel Llucës! Kur ishte fëmijë i mbijetoi aksidentit me makinën që i kaloi sipër trupit

Një detaj prekës që ka dalë në dritë pas aksidentit është historia personale e njërit prej viktimave, Gabriel Lluca.

Në moshën 8-vjeç, ai i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë pranë derës së shkollës “Demir Godelli” në Peqin ku ndodhet edhe shtëpia e familjes Lluca, kur një automjet i kishte kaluar sipër trupit duke i shkaktuar fraktura dhe plagë të shumta.

Asokohe, historia e tij kishte prekur zemrat e shumë njerëzve për fatin e madh, pas mbijetesës së tij të mrekullueshme. Por fati nuk e kurseu këtë të diel fund gushti. 12 vite më vonë, Gabriel Lluca humbi jetën në mesnatën që lamë pas  nga një  aksident tragjik në qytetin e tij duke lënë pas  një dramë e boshllëk të madh në familje dhe në mesin e bashkëmoshatarëve si një djalë energjik, i dashur dhe gjithmonë  i buzëqeshur.

Gabrieli ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca, ndërsa babai i tij Agroni ndërroi jetë tri vite më parë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe po shqyrtohen kamerat e sigurisë në zonë si dhe po bëhen verifikime për shpejtësinë e mjetit dhe gjendjen e rrugës në momentin e ngjarjes. /TCH

Ora 10:21
Aksidenti tragjik në Peqin, Report Tv siguron pamjet e makinës së shkatërruar

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ka siguruar pamjet pak çaste pas aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Peqin, ku një makinë ‘Volkswagen Golf 6’ u përplas me shkallët e një shtëpie, duke shkaktuar vdekjen e 2 të rinjve.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, të dy 24 vjeç dhe nga Peqini.

Në pamje shihet automjet i shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme, me dëmtime edhe në motor.

Sipas policisë, mjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplas te shkallët e një shtëpie.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • filip: 31/08/2025 13:51

    Është tmerr dy të rinj.....përse nuk e kuptojnë që shpejtësia të ha kokën....cfardo rruge e vështirë të jetë po ecet me shpejtësinë që tregojnë tabelat nuk të gjen gjë.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?