Kronikë

VIDEO/ Me urgjencë drejt spitalit por e çoi pacienten drejt vdekjes, ambulanca përplaset në Rrugën e Rinasit me një mjet! Në gjendje të rëndë infermieri, shoqëruesja dhe pasagjeri i makinës tjetër

28 Nëntor 2021, 01:49| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 14:19

  • Share

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pranë zonës së Qafë- Kasharit ku autoambulanca e spitalit të Krujës është përplasur me një mjet. Policia njofton se nga përplasja e fortë ka humbur jetën në vend pacientja. Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur dhe janë në gjendje të rëndë në spital infermieri i ambulancës, shoqëruesja e pacientes si dhe pasagjeri i makinës tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Rinas-Tiranë. Viktima është Anila Berdaku ndërsa shoqëruesja e saj e plagosur është Marsida Berdaku. 

Infermieri Arjan Balloku është gjithashtu në gjendje të rëndë së bashku me 22-vjeçarin Yrmelind Gashi. 

Dy drejtuesit e mjeteve Ilir Shullazi, shofer i ambulancës dhe Antigon Abazi raportohet të kenë pësuar lëndime të lehta. 

"Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e "Rinasit", janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", ka njoftuar policia.

Në përditësim...

 

 

Ora 10:02
Ambulanca çoi 42-vjeçaren drejt vdekjes dhe jo në spital, mësohen të tjera detaje nga aksidenti tragjik! Drejtuesi i mjetit tjetër nën efektin e alkoolit

1638081379_353c20e3ec494c4eb2590f84b77ae689.jpg

Të tjera detaje janë mësuar nga aksidenti tragjik i mesnatës së sotme ku një ambulancë është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka humbur jetën një grua 42-vjeçare.

Report Tv ka mësuar se drejtuesi i mjetit shtetasi Antigon Abazi ka rezultuar nën efektin e alkoolit, sipas matjes me drager hera e parë në masën 0.28 dhe e dyta 0.27 g/l, në kushtet për ndëshkim me masë administrative jo për arrest.

Ndërkohë që dyshohet se ambulanca ka bërë një parakalim të gabuar.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/11/2021 00:37

    Ambulancave,zjarrfikseve,policise,paramedikeve u hapet gjithemone rruga kur jane me sirene alarmi,ne pamundesi duhet te qendrosh ne vend,por jo te besh gare me ta per t'ua kaluar.Po keshtu, kur keto dhe mjete te tjera qe jane te parkuara,por kane aktive flash lights,kur je duke ngare makinen,nuk mund t'ju afrohesh shume afer,sepse mund te nisen papritur,por ky shoferi ishte i alkoolizuar,edhe treni sikur t'i dilte perpara,ky s'kishte per te ndaluar.

    Përgjigju
  • nesti: 28/11/2021 15:00

    Realiteti eshte qe shoferet e ambulancave ne pergjithesi ecin shum keq....

    Përgjigju
    • I drejti: 28/11/2021 16:14

      Sidomos shoferet civile qe akoma nuk dine qe kur degjohet ose shikohet nje sinjal i sherbimeve te emergjences duhet te hapin rrugen jo te bejne si daun ose te mendojne e ka hapur sirenen per pordh.

  • Xhixhi: 28/11/2021 10:42

    Shofer ambulancash te papergjegjshem. Shpeshhere ndezin sirenat edhe kot per te mos ndenjur ne trafik

    Përgjigju
    • Visi: 28/11/2021 13:58

      Ore palle trefik ne 12 te nates ne rruge te rinasit, ti je per burg se je si ky bq tjeter qe nuk hap rruge per merr njerez ne qafe te bej burg dhe te ngujohet tash pederi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?