VIDEO/ Aksident tragjik në rrugën Tepelenë-Fier, vdesin bashkëshortët! Makina u përplas me autobotin e ujit, plagoset dhe çifti tjetër (EMRAT+DETAJET)

14 Nëntor, 07:26| Përditesimi: 14 Nëntor, 18:22

  • Share

Fier- Dy të vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur sot  orën 05:30, (14 Nëntor), në aksin rrugor "Tepelenë-Fier".

Bashkëshortët Vangjel dhe Marga Ajdini janë viktima të pafajshme të aksidenti të ndodhur pranë fshatit Frakull.

Policia bëri me dije paraprakisht se shtetasi Sazan Arapi, duke drejtuar automjetin tip autobot të shpërndarjes së ujit të pijshëm "Poçemi", ka përplasur automjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin Vangjel Ajdini.

Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip "Ford", Vangjel Ajdini dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, Marga Ajdini, bashkëshortja e tij, anëtarë të komunitetit rom, të moshës rreth 35 vjeç.

Sipas burimeve nga vendngjarja shkak i aksidentit dyshohet përgjumja e drejtuesit të autobotit Sazan Arapi, 61 vjeç. Ai mbeti i plagosur bashkë me bashkëshorten që e kishte pasagjere në autobot.

Burimet nga grupi hetimor thanë se drejtuesi Arapi i cili udhëtonte nga Tepelena për në Fier, i ka prerë rrugën Fordit që drejtohej nga 25-vjeçari Ajdini, duke shkaktuar perplasjen e fortë ballore. Të dyja mjetet përfunduan në arë.

“Drejtuesi tjetër i automjetit tip autobot, shtetasi Sazan Arapi dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja Arajnisa Arapi, ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Çifti i ri ishte martuar para një viti dhe çdo të enjte tregtonin rroba të përdorura në pazarin e Cakranit, 5 km larg vendit te aksidentit.

Ngjarja shkaktoi edhe tensione, pasi banorët e komunitetit rom u konfrontuan edhe me policinë, duke iu vërsulur shoferit të mjetit tjetër, që dyshohet si shkaktar. Por duke parë se edhe çifti Arapi ishte plagosur, janë tërhequr, duke u qetësuar.

 

Viktimat Vangjel dhe Marga Ajdini

Ora 12:35
Aksidenti në Tepelenë-Fier/ Kush është çifti i bashkëshortëve që humbën jetën, të martuar prej një viti! Shkaku i dyshuar i ngjarjes, banorët romë i vërsulen shoferit tjetër

Autoboti i ujit, pas aksidentit

Çifti i bashkëshortëve Ajdini, viktima të aksidentit të sotëm në aksin Tepelenë-Fier, ishin të martuar prej një viti dhe çdo të enjte tregtonin rroba të përdorura në pazarin e Cakranit, 5 km larg vendit të aksidentit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të autobotit të ujit Sazan Arapi, 61 vjeç, banues në Ndërmenas. Pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur edhe banorë të Levanit , të cilët janë shokuar nga humbja e jetës e dy përfaqësuesve të komunitetit të tyre rom.

Madje ka pasur edhe një moment tensioni me policinë. Ata kanë tentuar të konfrontohen me drejtuesin e autobotit, por duke qenë se edhe ai së bashku me bashkëshorten e tij, Arjanisa Arapi, 55 vjeçe kanë qenë të plagosur, situata është qetësuar shpejt.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?