Një punëtor 19-vjeçar i terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar teksa po punonte. Sipas burimeve të Report Tv i lënduari R.G është dërguar në spital, por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa polica ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Ky është aksidenti i dytë që shënohet gjatë ditës së sotme në punë, pasi jetën ka humbur edhe një 57-vjeçar në Kashar. Ai u rrëzua nga lartësia e një objekti ku po punonte.
Një 57-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kashar, pasi dyshohet se u rrëzua aksidentalisht nga lartësia e objektit ky punonte. Për ngjarjen nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.