Foto ilustruese

Kronikë

Aksidente dhe shezlongë të vendosur pa leje në bregdetin e Tales, policia e Lezhës arreston 2 persona dhe procedon penalisht një tjetër

14 Gusht 2021, 10:03| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 10:23

  • Share

Teksa puna për parandalimin dhe “goditjen” e paligjshmërisë vijon, policia e Lezhës ka vënë në pranga 2 persona dhe ka proceduar penalisht 1 në Lezhë.

Një 27-vjeçar është dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, pasi një G.B, 21 vjeç drejtues i automjetit tip "Renault", e ka përplasur atë teksa po ecte në rrugën e plazhit të Tales në Lezhë.

Autori është vënë në pranga nga policia.

Policia e Lezhës ka arrestuar një 61-vjeçar, M.N i cili pasi përplasi 58-vjeçarin S.U i cili po udhëtonte me motoçikletë në aksin rrugor Milot-Thumanë, e ka lënë dhe është larguar nga vendngjarja. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, pasi ka konstatuar një subjekt që kishte zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse e ka proceduar atë penalisht.

M.N., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në bregdetin e Talës, Lezhë, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Kurbin, për verime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?