Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Aksidentet, bilanc tragjik edhe në rrugët e Kosovës, gjashtë të vdekur

3 Gusht 2018, 00:26| Përditesimi: 3 Gusht 2018, 00:33

  • Share

Rrugët e Kosovës po vazhdojnë të përgjaken për çdo ditë nga aksidentet. Vetëm sot kanë humbur jetën 6 persona në aksidente trafiku. Kurse, vetëm gjatë muajit korrik kanë vdekur më shumë se 15 persona.

Dita e dytë e muajit gusht ka nisur keq për shumë familje të Kosovës. Vetëm ditën e sotme, gjashtë familje kosovare kanë humbur me të afërmit e tyre nga aksidentet në rrugë.

Fat të ngeshëm kanë pasur edhe dhjetëra familje të tjera, të afërmit e të cilëve gjetën vdekjen në rrugët e Kosovës muajt e fundit.

Në Policinë e Kosovës kanë treguar se aksidenti i parë gjatë ditës së enjte ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.

Kurse, në Kaçanik një i mitur ka humbur jetën pasi është vetaksidentuar.

Ndërkaq, në Suharekë, nga një aksident mes dy veturave, njëra me targa vendore e tjetra me targa të Francës, kanë humbur jetën dy persona, një femër dhe një mashkull (familjarë), si dhe kanë mbetur të lënduar dy fëmijë.

E aksidenti i fundit i deritashëm që ishte tragjik ka ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë. Në këtë aksident kanë mbetur dy persona të vdekur dhe tre janë lënduar.

Sipas njoftimit të policis, para rreth gjysmë ore është shkaktuar një aksident trafiku, ku si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Komento

Komente

  • Chatisti: 03/08/2018 04:50

    Për të ardhur keq po e rëndësishme është të mos mbyllin facebook-un kjo është më e rëndësishme se jeta e njerëzve...tashmë nuk është vetëm shaka e hidhur po një realitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?