Gëzim Hoxha

Sociale

Aksidentet/ Eksperti për Report Tv: Shkak shpejtësia dhe gjendja teknike e automjeteve

29 Janar, 14:32| Përditesimi: 29 Janar, 14:37

  • Share

Asfaltimi i rrugëve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën ka shtuar rritjen e numrit të aksidenteve si pasojë e rritjes së shpejtësisë. Kështu u shpreh në Report Tv Gëzim Hoxha, ekspert aksidentesh.

“Ne nuk bëjmë një analizë të mirëfilltë kur ndodh një aksident. E gjithë gjëja fillon nga policia dhe pastaj kalon më tej. Eksperti nuk bën fotot e duhura në vendngjarje në disa raste. Duhet një automobilist për të parë cili është shkaku i askidentit. Ai duhet ta kontrollojë me imtësi nëse ka funksionuar sistemi i frenimit, i drejtimit, cila është gjendja e makinës”, tha Gëzim Hoxha.

Më tej Hoxha theksoi se duhen parë shërbimet që i janë bërë makinës dhe sa cilësore janë shërbimet e bëra.

“Nuk kam dëgjuar njëherë që një përgjegjes i një servisi të riparimit të makinave të jetë futur në burg. Po shkove një herë në dy vjet ta kontrollosh makinën nuk do të thotë se e ke makinën në rregull për dy vite”, nënvizoi ai duke theksuar se 80% e aksidenteve nuk vijnë nga shoferët,  por nga gjendja e teknike e automjeteve. 

Sipas një njoftimi të publikuar nga Instituti i Statistikave gjatë dhjetorit të 2024-ës janë shënuar 149 aksidente rrugore, nga të cilët 192 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Në 89,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 0-24 dhe 25-34 vjeç, duke zënë secila nga 24,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Ndërkohë koha kur janë kryer ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00 të paradites.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?